55-vjeçari bie nga lartësia, dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një person ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spitl.

Sipas policisë 55-vjeçari D.Q ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi afër Vorës dhe ka rënë nga lartësia, ndërsa është dërguar me urgjëncë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE  Zbardhen detaje rrëqethëse në lidhje me vrasjen e shqiptares në SHBA/ ‘Bambi” e qëlloi në makinë, teksa mbante fëmijën në prehër

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2021, rreth orës  ‪17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.