Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 14 Korrik 2021

Orët me diell do të mbizotërojnë edhe për ditën e nesërme në vendin tonë. Vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare pergjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje të lehtë në vlerat maksimale.

LEXO EDHE  Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja sa ballë ishte

Më konkretisht  në:

zonat malore 17°C deri në 35°C

zonat e ulëta 20°C deri në 38°C

zonat bregdetare 20°C deri në 36°C