“Marca” e bën fakt të kryer, mbrojtësi i Shqipërisë do të luajë sezonin tjetër në La Liga

Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu është pranë hapit të madh në karrierë teksa ‘’MARCA’’ e quan si të kryer transferimin e mbrojtësit tek Rajo Valekano në La Liga.

Balliu dy sezonet e kaluara u aktivizua me Almerian në La Liga 2 duke zhvilluar performanca mjaft të mira. I lindur në Spanjë dhe i adoptuar me futbollin spanjoll, 29 vjeçari pritet të transferohet tek skuadra e Rajo Vajekanos e cila u ngjit këtë vit në La Liga.

LEXO EDHE  F1/ Hungaria stacioni i radhës

Një hap i madh ky për mbrojtësin i cili është aktivizuar më herë dhe me Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu Balliu kaloi dhe një eksperiencë në Francë duke u aktivizuar për 4 sezone me skuadrën e Metzit.