Kishte natyrë rebele, prindërit ndëshkojnë vajzën, e lenë vetëm në një ishull të pabanuar

Policia kineze ka urdhëruar dje prindërit e një vajze 13-vjecare ta marrin atë nga ishulli i pabanuar rreth 1 km larg brigjeve të Kinës, ku e kishin braktisur vetëm me pak ujë dhe disa biskota.

Vajza ishte pikasur nga peshkatarët që kalonin në zonë, të cilëve u kishte thënë se prindërit e kishin lënë të izoluar në mënyrë që “të mësonte vështirësitë e jetës dhe kapërcimin e pengesave”.

Vajza ishte lënë në ishullin pranë Rushan në brigjet e krahinës së Shandong.

Mediat vendase thonin se prindërit kishin ndërmarrë veprimit dramatik me qëllim të trondisnin natyrën rebele të bijës së tyre dhe te nxisnin realizimin e potencialit te saj.

E përditshmja britanike The Sun shkruante se adoleshentja nuk shkonte në shkollë dhe qëndronte gjithë ditën në dhomën e saj, duke bërë që prindërit të vendosnin të merrnin vetë situatën në dorë.

Sipas rrjetit China Press, vajza dhe një ekspert mbijetese që ishte pajtuar prej prindërve të saj, ishin vizitorët e parë prej më shumë se një viti në ishullin ku nuk ka rrymë elektrike dhe as ujë të rrjedhshëm.

LEXO EDHE  ‘Covid është një komplot’/ Ndërron jetë nga virusi ‘guruja’ italian që mohonte sëmundje

Por pas dy ditë qëndrimi ajo kishte bërë me shenjë peshkatarëve që lundronin pranë zonës, të cilët kishin njoftuar për fëmijën e bllokuar në ishull.

Kur oficerët kishin mbërritur për ta shpëtuar, vajza u kishte thënë e përlotur: “Nuk duroj dot më. Ata më detyrojnë të mbijetoj në një ishull të pabanuar. Kam vetëm ujë dhe biskota. Nuk ndez dot një zjarr. Ju lutem më çoni në tokë”.

Policia më pas urdhëroi prindërit të rimerrnin vajzën e tyre për ta cuar në shtëpi.

Por megjithë përfshirjen e autoriteteve babai i vajzës e quante një sukses iniciativën.

Ai raportohej të kishte thënë se tani bija e tij është “më e pjekur dhe me vetëbesim” pasi më përpara ajo do të kishte hezituar të kontaktonte me autoritetet pasi ishte e turpshme.