Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari

Ka rënë në pranga një 61-vjeçar, i akuzuar për kultivim kanabisi. Policia e Vlorës ka njoftuar paraditen e sotme se shtetasi F.B, është arrestuar në flagrancë në fshatin Dhërmi të Himarës.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 61-vjeçari F.B po tentonte që të kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar. Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin nga Tirana.

LEXO EDHE  Emri/ I dënuar me 2.6 vite burg, arrestohet 35-vjeçari