Dashi-Dita e mërkurë 14 korrik 2021 pritet të nisë plot diell. Ju do të qëndroni pranë njerëzve që i doni dhe i vleresoni shumë, dhe dita nuk do ketë fund, do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë. Ju duhet të jeni më të hapur për çka ndodh rrotull jush. Jeni të rethuar nga njerëz që ju duan të mirën, dhe do ju mbështesin në çdo situatë.
Demi-Aventurat tuaja të fundit nuk do jenë siç ju i kishit menduar, përkundrazi do jenë më voluminoze sesa i kishit imagjinuar. Në aspektin profesional nuk ka ende shumë gjëra të pazgjidhura që ju takojnë juve për ti rregulluar. Nuk do jetë aq e lehtë, jeta juaj profesionale do të jetë e ngarkuar, por në fund dhe plot sukses.
Binjakët-Dëshirat tuaja do jenë më të mëdha nga sa mund të arrini këtë të mërkurë. Përpiquni të balanconi se çfarë mund të arrini dhe çfarë jo, dhe më pas veproni plot optimizem. Jeta profesionale do të ecë shumë mirë, por kjo do të bëhet e mundur vetëm pas një punë të gjatë dhe plot sfida për ju.
Gaforrja-Çdo gjë që do bëni në ditën e mërkurë, e rëndësishme është që ta kaloni pranë njeriut të zemrës, pasi do të jetë një ditë plot dashuri dhe magji. Jeni me shumë fat që keni në krah një njeri të tillë që ju kupton dhe ju mbështet në gjithçka. Është gjysma juaj, dhe pa hatërmbetje është më i/e mirë se ju.
Luani-Jeni plot fat në këtë periudhë, çdo projekt apo plan i juaji do të ecë më së miri. Do ti flakni tutje dhe problemet personale. Ju duket sikur keni fituar llotarinë, por shfrytëzojeni pasi nuk do të zgjasë për shumë kohë. Në fund do ju duhet të përballeni me probleme të tjera që do ju lindin. Mos u shqetësoni, çdo gjë e ka një zgjidhje.
Virgjëresha-Nësë jeni në dilemë për diçka, nëse ia vlen apo jo ta vazhdoni, jeni ju ai që e keni zgjidhjen, mos mendoni se fati i keq po ju ndjek, rrini me këmbë në tokë dhe gjejeni zgjidhjen te vetja. Për të disatën herë të tjerët kanë të drejtë në atë që mendojnë për ju. Mos i lini gjërat në dorë të fatit, besoni në insitktin tuaj dhe veproni kur të jeni i bindur.
Peshorja-Keni pranë vetes njerëz që kanë nevojë për mbështetjen tuaj, por do kenë pak nevojë për bindjen tuaj, nuk duhet tju rrini në kohë duke ja vënë në dukje që e kanë gabim. Nëse deri dje për ju kishte rëndësi tju dëgjonin, nesër do jetë e rëndësishme që ta kenë kuptuar gabimin dhe t’ju kërkojnë falje. Vazhdoni mbani raportin që keni pasur.
Akrepi-Keni nevojë për më shumë kohë për të rregulluar situatat e komplikuara që ju ka sjelle jeta. Prandaj merreni më qetësi, pa e kthyer kokën pas. Dhe mos qani për atë që iku, shihni drejt të ardhmes, me siguri fati ka rezervuar për ju surpriza të bukura. Do t’ia dilni më së miri, në çdo problem që do hasni gjatë rrugës.
Shigjetari-Ndonjëherë përpiquni të jeni më transparentë me të tjeret, mos i bëni ata të duken qesharakë. Lëruni hapësirë të tregojnë veten, në atë vend nuk jeni vetëm ju. Rrini të qetë, nuk do jua bllokojnë shkëlqimin tuaj, por çdokush ka pozicionin e vet.
Bricjapi-Kjo e mërkurë pritet të jetë një ditë relaksi dhe reflektimi për ju. Nëse kishit bërë një listë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo, kjo është dita për të parë gjërat që keni lënë pas dore. Mos i shihni problemet si një autostradë pa fund, por çdo gjë e ka një zgjidhje. Merreni çdo gjë me entuziazëm se do ia dilni më së miri.
Ujori-Çdo herë që merrni pjesë në evente të shtyrë nga statusi social, mërziteni. Këshilla për ju është që të shkoni atje ku ju pëlqen dhe argëtohenim. Fundja nuk keni pse shkoni diku dhe të rrini të mërzitur. Jo vetëm që mezi do i shtyni orët, por dhe do mërzisni të tjerët rrotull jush.
Peshqit-Këtë të mërkurë 14 korrik do të shihni pasojat e veprimeve tuaja. Do të lëndoheni pak, por do jetë një mësim i mirë, që herë tjetër të mendoheni dy herë para se të bëni një veprim. Shfrytezoni pasditen, kalojeni me miq të mirë, ose me njeriun e zemrës, do ju bëjnë të harroni mërzinë dhe do merrni këshilla të vlefshme.