Racizmi ndaj Marcus Rashford në rrjetet sociale, arrestohet një 50-vjeçar

Marcus Rashford, pasi nuk shënoi me penallti në finalen e EURO 2020 kundër Italisë, ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të ndryshëm, të cilët nuk i kanë kursyer as ofendimet raciste.

Sky Sports News raporton se ka nisur hetimet dhe një 50-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për nxitje të urrejtjes racore pas një postimi të papërshtatshëm në Twitter ditën e diel.

LEXO EDHE  Italiani Jacobs mbush xhepat, miliona dollarë për 9.8 sekonda

Ndër të tjera zbulohet se ai është trajner moshash, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij. 50-vjeçari ka thënë se llogaria e tij i është hakuar dhe për momentin po hetohet i lirë.