‘Alo, ka grabitje’/ Policia italiane vihet në ndjekje të shqiptarëve, por …

Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish të përbërë nga tre shqiptarë që akuzohen për disa episode në disa qytete. Një shqiptar është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi në provincën e Vicenzas.

Shqiptarët kishin pikasur largimin e pronarit së vilës me pushime duke u futur për ta grabitur, por fqinjët njoftuan policinë. Dy patrulla shkuan me shpejtësi, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat” u larguan nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE  Haki Çako zbret në terren, i frymëzuar nga eventi familjar jep porosi: Merrni kazma e lopata...

Policia ndoqi makinën, e cila në një moment ndaloi dhe dy nga shqiptarët arritën që të zhdukeshin në errësirë, ndërsa shoferi ra në pranga.

Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe sekuestruan një shumë e konsiderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin hajdutët për të hapur vilat.