A e dini se ekzistojnë… pesë lloje të tradhtisë?

Nuk ka një, jo dy, por pesë mënyra për të mashtruar dhe tradhtuar partnerin/en tuaj, sipas ekspertëve të sek sit.

Dhe është shumë e mundur që herë pas here të keni rënë për më shumë se një herë pre të të paktën një prej tyre, qoftë edhe pa e kuptuar.

Po kush janë ato?

Pabesia fizike

Edhe pse është e vetëkuptueshme, ka shumë njerëz që mendojnë se nuk ka rëndësi nëse ata kryejnë marrëdhënie intime me dikë tjetër përveç partnerit të tyre.

Ata besojnë se tërheqja fizike nuk ka asnjë lidhje me dashurinë dhe emocionet, prandaj nuk konsiderohet si pabesi apo tradhti por vetëm akt fizik.

Por Jo Barnett, një këshilltar për marrëdhëniet, i thotë të përditshmes britanike The Independent që citon sot noa.al, se një takim fizik me dikë tjetër ndërsa jeni në një lidhje, konsiderohet tradhti, por, kjo varet nga marrëveshja që kemi bërë me partnerin/en tonë, pasi disa çifte shkojnë më mirë në një marrëdhënie të hapur.

Fantazitë seksuale

Është krejt normale të fantazoni për dikë që ju duket tërheqës, qoftë nëse jeni në një lidhje apo jo. Sidoqoftë, të ëndërrosh për të gjithë ditën dhe të arrish deri në pikën e gënjeshtrës ndaj partnerit është pak e rrezikshme për marrëdhënien tuaj.

Për shembull, nëse vazhdoni të shkoni në të njëjtin lokal, ku kafeja bëhet nga një barist që e konsideroni të pashëm, e dini orarin e tij të punës dhe gënjeni partnerin tuaj se ku jeni, këtu ka një problem, a nuk jeni dakord?

Ndjenjat e dashurisë për dikë tjetër

Kjo është padyshim tradhti emocionale. Megjithatë edhe këtu kufijtë janë shumë të paqartë. Nuk është keq të duash dhe të ushqesh ndjenja pozitive për dikë tjetër ndërsa je në një lidhje, sa kohë këto ndjenja nuk ju përkthehen në dëshirë për marrëdhënie intime. As të kesh miq me të cilët ndihesh shumë afër, nuk është keq sa kohë nuk flini me ta.

Problemi nis kur fillojnë sekretet. Nëse e takoni këtë mik fshehurazi nga partneri juaj, atëherë ndoshta diçka tjetër po ndodh.

Kostot e fshehura

Të fshihni nga partneri juaj se sa lekë harxhoni edhe kur keni një llogari të përbashkët, konsiderohet tradhti, sipas ekspertëve. Zakonisht, çështja lind kur shpenzimet tuaja ndikojnë tek njëri-tjetri, si dhe buxhetin tuaj të përgjithshëm.

Jeta e dyfishtë në mediat sociale

Kjo lloj tradhtie po bëhet gjithnjë e më e zakonshme kohët e fundit. Karakteristika e saj e parë, reagimet dhe ndjekja e profileve të piketuara. Karakteristika e dytë është fakti që ju kaloni më shumë kohë në celular sesa me partnerin tuaj.

Sidoqoftë, ajo karakteristikë që mund të konsiderohet serioze në lidhje me tradhtinë janë gjestet, bisedat dhe reagimet që zhvillohen fshehurazi dhe gjithashtu mund të çojnë në tradhti fizike.