Asnjë viktimë/ Dy të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë  qendrueshme, ku prej disa ditësh nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë që numri i të infektuarve ka qenë i ulët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1140

Testime totale            818,619

Raste pozitive             132,537

Raste të shëruara       130,029

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1

LEXO EDHE  Komisionet online, Bardhi: Vendimi i papranueshëm, do mbledhim grupet parlamentare