Krahas ndryshimeve në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, kanë nisur lëvizjet edhe në Ministrinë e Brendshme.
Burime thonë se është liruar nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.
Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.