Kros përfundon karrierën me kombëtaren gjermane

Mesfushori i Realit të Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kros nuk do të luajë më për ekipin kombëtar, shkruan “Bild”.

Ndeshja e 1/16 të finales në EURO 2020 kundër Anglisë (0:2) ka qenë e fundit për 31- vjeçarin në fanellën e përfaqësueses.

Pritet që këto ditë Kros të bëjë të ditur zyrtarisht largimin nga ekipi kombëtar.

LEXO EDHE  Lajm i trishtë për skuadrën shqiptare, ish-drejtori sportiv i klubit vdes në moshën 53-vjeçare

Kujtojmë se futbollisti luan për Gjermaninë që nga viti 2010.

Ai ka qenë kampion bote në vitin 2014.

Krahas kësaj ai ka medalje bronzi të Kampionatit Botëror 2010 dhe dy vende të treta me Gjermaninë në kampionatet europiane.