Koronavirusi në Itali/ 28 viktima dhe 794 të infektuar në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 794 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 28 qytetarë. Autoritetet sqarojnë më tej, se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur të shëruar 2.345 persona.

Sakaq, vlen të përmendet se Italia është paraqitur me një situatë më të qetësuar të virusit. Numri i infektimeve ka rënë në raport me pak muaj më parë dhe numri i viktimave nga virusi gjithashtu.

LEXO EDHE  "Deri në 12 mijë euro për lirimin e të burgosurve"/ SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Një sinjal i mirë është dhe shtrimi në spitale.

Autoritetet njoftojnë se më pak qytetarë kërkojnë hostspitalizim, e po ashtu, edhe numri i personave të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë ndjeshëm.