Parashikimi i motit për ditën e premte, 2 Korrik 2021

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në veri të vendit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet mesatar, si dhe përgjatë relieveve malore  reshje shiu të karakterit lokal.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

LEXO EDHE  Karaburuni ende nën 'pushtetin' e flakëve, situata kritike

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 16°C deri në 31°C

zonat e ulëta 19°C deri në 34°C

zonat bregdetare 22°C deri në 33°C