E dhunuan dhe i vendosën gjurin në kokë/ 17 vjeçari: Kam ndjerë frikë për jetën

Në lidhje direkte në SYRI TV, 17 vjeçari i dhunuar nga policia një vit më parë ka rrëfyer traumën e tij dhe ka kërkuar që polici Glen Ndreu të dënohej më shumë dhe të mos e mbyllte me kaq pak.

Gazetarja: Çfarë dhune ushtruan policët ndaj teje?

S.Çobo: Përpara se të më shtrinin më kanë përplasur në shesh të prangosur me njërën dorë. Më kanë vendosur gjurin në kokë. Vetëm një efektiv më ka dhunuar. Pasi me ngirtën nga toka më goditi sërish. Më futën brenda në makinë dhe kisha hallin e biçikletës. Kam qënë i hutuar i trullosur dhe nuk e mbaj mend mirë. E kam pasur të vështirë pasi video doli në media dhe rrjete sociale dhe të gjithë më tregonin më gisht ja ky djali që u dhunua nga policia.

Nuk kam pasur komunikim me policin vetëm më ka goditur.

LEXO EDHE  Raporti i TI për korrupsionin, Meta: Gjendja është e rëndë, kërkon reflektim të menjëhershëm

Kam ndjerë frikë për jetën dhe dënimin tim në rastin konkret. Në komisariat ka pasur presione, pasi më futën në dhomë i njëjti polic më ka kërkuar të flas Glen Ndreu. Pse nuk flet tani por rri si lepur. Ku ta dijë un se çfarë më bën me ti me atë pistoletë që ke në brez. Nuk e kam më tha se po ta kisha ta tregoja unë.

Gazetarja: Ardi Veliu ka hedhur akuza drejt nënës tënde, çfarë komenti keni?

Jam mërzitur shumë nga ajo deklaratë e nxjerrë në media. Nuk e di ka folur mami me të pasi uë kam qënë i tronditur.

Gazetarja: Çfarë apeli keni për shtetin shqiptar dhe drejtësia?

Do doja që polici Glen NDreu të dënohej dhe mos ta mbyllte me kaq pak.