• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja si e kujton Rama fitoren e 23 qershorit 2013, kur kishte në krah Ilir Metën

09:58 : 23/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur shqiptarët i dhanë mandatin e parë si për të qeverisur, me një koalicion me LSI dhe parti të tjera.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Rama shkruan se si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre PS-së.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë🙏
#ShqipëriaEArdhmjaJonë”, shkruan Rama.

8 vite më parë, më 23 Qershor 2013, pas qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, por në koalicion me LSI. Fitorja e mandatit të parë si Kryeministër nga Edi Rama u parapri nga marrëveshja e 1 prillit, kur në prani edhe të Boris Tadiç, dy politikanët e majtë zotoheshin për bashkëqeverisje.

Ndërkohë që PS në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë radhazi, por pa LSI.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

Bashkëqeverisja e Ramës me LSI-në që drejtohej nga Ilir Meta zgjati vetëm 4 vite, më pas Kreu i PS flaku aleatin e tij strategjik, me të cilin ka një raport kompleks, nga një miqësi deri te armiqësia.

Madje për ta bërë më të besueshme marrëveshjen e firmosur prej tyre në Shkodër, nën bekimin e Boris Tadiç, Rama dhe Meta angazhoheshin se “zhvillimi konstruktiv i bashkëpunimit mes PS-së e LSI-së bazohet mbi parimet e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë së të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë europiane mbi çdo prioritet partiak”.

Në fakt, koha tregoi se kurrë dy partitë nuk arritën që të shmangin “prioritetin partiak”, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi koalicionin ” si aleanca e qelbësirave”. Rama dhe Meta mburreshin pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 për 1 mln shuplakat që shqiptarët i kishin dhënë Sali Berishës dhe qeverisë së tij. Por koha tregoi se Rama shfrytëzoi 1 mln shuplakat edhe për të goditur Ilir Metën, më shpejt ndoshta se ky i fundit mund ta kishte menduar.

Pa koalicionin me Metën në 2013, Rama do e kishte të vështirë të merrte mandatin qeverisës, sikundër pa mbështetjen e LSI së drejtuar po nga Ilir Meta, ai nuk do të mund të fitonte mandatin e Kryebashkiakut të Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2007-ës.

Në atë kohë LSI e Metës mburrej me 200 mijë zemrat që do të rrihnin majtas, ndërsa Rama i ngazëllyer, ndoshta thurrte planet se si do të fundoste aleatin e tij kryesor, gjë që duket se e arriti pak vite më pas, kur edhe për interesat pragmatiste, arriti që të “izolonte” Ilir Metën si President, ndërsa LSI e Petrit Vasilit dhe më pas Monika Kryemadhit, pothuajse e bëri inekzistente përsa i takon peshës së mandateve në Parlament.

Sot Rama është kthyer në kundërshtarin më të fortë të Ilir Metës, i cili që prej 2017-ës mban postin e Presidentit. Kryeministri ndërmorri nismën për shkarkimin e Metës si President, ndërsa për partinë e themeluar nga Ilir Meta, kreu i PS ishte zotuar që do e çonte për skrap. Në fakt nga 19 mandate që kjo parti arriti të marrë në 2017, në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo mori vetëm 4 mandate, edhe pse numëronte në rang vendi mbi 100 mijë vota.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025
BOTA

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

18:47 : 07/07/2025
SPORT

Fitoi titullin me Tiranën, mbrojtësi i bashkohet skuadrës së Tedi Carës në Ukrainë

18:40 : 07/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025
SPORT

Afrimi i parë i Tiranës, njihuni me sulmuesin e ri të bardhebluve

18:22 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

18:13 : 07/07/2025
Para
Foto ilustruese

Qëllohet me armë zjarri drejt të riut, pranga autorit (FOTO)

TË GJITHA

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

18:47 : 07/07/2025

Fitoi titullin me Tiranën, mbrojtësi i bashkohet skuadrës së Tedi Carës në Ukrainë

18:40 : 07/07/2025

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025

Afrimi i parë i Tiranës, njihuni me sulmuesin e ri të bardhebluve

18:22 : 07/07/2025

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

18:13 : 07/07/2025

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com