Digjet furgoni i ngarkuar me goma

Një furgon sprint ngarkuar me goma digjet plotësisht. Ngjarja pak minuta më parë në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj.

Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegja e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.

LEXO EDHE  E rëndë/ 11-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi, ishte prekur nga Delta

Gjiton Mullai shoferi, ishte nisur nga Tirana për në Sarandë