Dhunoi vëllain, vihet në pranga 49- vjeçari në Tepelenë

Eshte arrestuar në Tepelëne një 49 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij banues në Vlorë.

Policia e Tepelenës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

LEXO EDHE  Frrok Çupin se mbajnë nervat, flet në emër të popullit dhe braktis emisionin

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.