Laçi nuk ndalet në merkato, firmos me lojtarin e Skënderbeut

Laçi tepër aktiv në merkato. Kurbinasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme, një tjetër afrim të rëndësishëm në skuadër. Bëhet fjalë për portierin Mario Dajsinani, i cili është larguar kështu nga Skënderbeu, duke iu bashkuar bardhezinjve të Shpëtim Duros.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, ku Dajsinani shfaqet duke nënshkruar me kurbinasit.

LEXO EDHE  Lojërat Olimpike, Kosova pretendon sërish në xhudo, Nora Gjakova në gjysmëfinale

“Goditja e radhës në familjen bardh e zi. I urojmë suksese zyrtarizimit më të ri, Mario Dajsinani”, shkruan klubi i Laçit në faqen zyrtare.