• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votimi në Kuvend, 94 votat që duhen për shkarkimin e Metës/ Kush janë deputetët që iu bashkuan Rilindjes

09:45 : 09/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Maxhoranca socialiste voton sot raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kuvendi e ka futur si pikë të parë në rendin e ditës çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit.

Beteja e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën kaloi provën e parë, atë të Komisionit Hetimor, teksa sot pritet që në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President. Por, për të shkarkuar kreun e shtetit duhet që të jenë në të njëjtin mendim së paku 94 deputetë. Aktualisht, socialistët në Kuvend kanë 74 mandate, 3 vota të tjera janë të garantuara.

Bëhet fjalë për 3 deputetët që hynë në Kuvend në 2017 me logon e PDIU-së si dhe vota e deputetes socialdemokrate Jetmira Rraboshta, e cila zëvendësoi kryetarin e PSD-së Tom Doshi, pasi ky i fundit dha dorëheqjen e parevokueshme orët e para të datës 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Duke qenë se të vetëm socialistët nuk arrijnë dot që të shkarkojnë politikisht kreun e shtetit do të duhet që të thithin vota edhe nga deputetët e opozitës së re në Parlament që duket se nuk është e vështirë. Kjo për një arsye të thjeshtë, se në zgjedhjet e 25 prillit janë të paktën 10 deputetë që kanë hyrë në Parlament nga listat e opozitës që dogjën mandatet, që u futën në listën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetët që u angazhuan me PS

Ndër kartonët që pritet të ngrihen sot në seancën për shkarkimin e Metës, social- istët janë të bindur për mbështetjen e deputetëve; Lefter Koka, Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Halit Valteri, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Por, socialistët kanë pritshmëritë t’i sigurojnë 94 votat, nisur kjo dhe nga fakti që për të ngritur Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ishin dakord 97 deputetë. Një tjetër fakt që bie në sy është se nga 10 deputetët që në 25 prill morën vota për PS-në, si pjesë e listës së maxhorancës në Parlament hynë nga lista e LSI.

Lexo edhe:

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

Dy humbje në tre ditë, Shqipëria U-19 mposhtet nga moshatarët e Bullgarisë

Kujtojmë që vetëm Halit Valteri hyri në Parlament nga lista e Partisë Demokratike. Ndërkohë, Lefter Koka që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e PS-së në Durrës, në zgjedhjet e 2017 mori vota për LSI-në dhe më herët ka qenë ministër i Mjedisit me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputetja tjetër, Aurora Mara, që ishte e dyta në listën e PS-së në Dibër, në Parlament hyri si deputete, pasi nuk iu bind vendimit të LSI-së për djegien e mandateve në 2019. Po ashtu, edhe deputetët e tjerë në 2017 kanë mbledhur vota për LSI-në kur në fushatë ishte edhe Ilir Meta vetëm pak kohë, pasi ishte zgjedhur President, por që nuk kishte marrë mandatin.

Akuzat

Në përfundim të hetimit që zgjati afërsisht një muaj, Komisioni i Posaçëm Parlamentar që u drejtua nga Alket Hyseni që nuk do të jetë më në Parlamentin e ardhshëm doli në përfundimin se kreu i shtetit “Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit (në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës); Ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit; Është sjellë arbitrarisht me push- tetin, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës); Ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 92, germa “gj”, të Kushtetutës dhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor); Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 1, pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës);

Ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës); Ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës dhe nenin 4 të Kodit të Procedurave Administrative); Ka nxjerrë një akt në kundër- shtim të hapur dhe flagrant me ligjet; Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës)”, thuhet në raportin e Komisionit Hetimor. Ndërkohë, vendimin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit nëse sot Parlamenti voton pro largimit të tij, e jep Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është funksionale me 7 anëtarë nga 9 që ka normalisht.

Deputetët e opozitës që u përfshinë në listat e PS

Lefter Koka (Ish-Deputet i LSI-së në Durrës)

Aurora Mara (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së në Dibër)

Ylli Shehu (Hyri në Parlament nga lista e LSI-së)

Enver Roshi (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së në Gramsh)

Nimet Musaj (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së)

Ediola Braha (Hyri ne parlament nga lista e LSI-së)

Halit Valteri (Hyri ne Parlament nga lista e PD-së)

Klajdi Qama (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së)

Vasil Sterjovski (Hyri ne Parlament sipas djegies së mandateve, si pjesë e koalicionit të LSI-së)

Edmond Rrushi (Hyri ne Parlament si pjesë e listës së LSI-së)/Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

13:58 : 07/06/2026
SPORT

Dy humbje në tre ditë, Shqipëria U-19 mposhtet nga moshatarët e Bullgarisë

13:46 : 07/06/2026
AKTUALITET

Pse po rritet protesta?

13:37 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

13:20 : 07/06/2026
AKTUALITET

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në vendin e punës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

13:02 : 07/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rreth 8% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00

12:54 : 07/06/2026
Para

Mevlan Shaba merr vendimin e papritur pas ndarjes nga Ledjana

TË GJITHA

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

13:58 : 07/06/2026

Dy humbje në tre ditë, Shqipëria U-19 mposhtet nga moshatarët e Bullgarisë

13:46 : 07/06/2026

Pse po rritet protesta?

13:37 : 07/06/2026

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

13:20 : 07/06/2026

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në vendin e punës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

13:02 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rreth 8% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00

12:54 : 07/06/2026

Lushnja proteston për spitalin, Korreshi: Qytetarët janë zgjuar, kërkojnë dinjitet (Video)

12:43 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom