• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës, 104 deputetë votojnë pro

15:07 : 09/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kuvendi miratoi sot me 104 vota pro shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të vendit. Kundra shkarkimit votuian 7 deputetë, ndërkohë që 3 të tjerë abstenuan.

Pas disa orë diskutimesh, deputetët nën komandën e Kryeministrit Edi Rama, çuan deri në fund projektin e tyre për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, ndërsa formalisht në seancë u lexua një raport ku paraqiteshin shkeljet Kushtetuese që sipas tyre Kreu i Shtetit ka konsumuar.

Në votimin për shkarkimin e Presidentit morën pjesë 115 deputetë, ndërsa më herët raporti i Komisionit Hetimor parlamentar, ku renditeshin shkeljet ligjore dhe Kushtetuese, u miratua nga 104 deputetë, 7 kundra, 2 abstenime dhe 1 fletë rezultoi e pavlefshme.

Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet lidhur me vendimin e Kuvendit, që prej më shumë se dy vitesh funksionoi me rreth 120 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta, shumica e të cilëve ishin të bindur ndaj Kryeministrit, pavarësisht se formalisht luanin rolin e një opozite parlamentare, që fare mirë quhet e emëruar nga Rilindja.

Vendimi i Kuvendit, bazuar në Kushtetutë, është hapi i parë, pasi gjithçka do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse procedurat e ndjekura për shkarkimin e Presidentit janë respektuar dhe nëse çështjet për të cilat Kuvendi vendosi shkarkimin qëndrojnë apo jo. Kjo do të thotë se Kreu i Shtetit do të vijojë që të qëndrojë në detyrë, deri në shprehjen e një vendimi nga Kushtetuesja.

Lexo edhe:

Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit pas armëpushimit në Gaza

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

Ky është rasti i parë që Parlamenti shqiptar ndërmerr një nisëm për shkarkimin e Presidentit, duke mos lejuar që ai të përfundojë mandatin e tij në Krye të Shtetit.

Edhe pas zgjedhjeve të 1997, kohë kur President i vendit ishte Sali Berisha, Kuvendi nuk arriti të ndërmerrte hapat për shkarkimin e tij nga mandati i dytë Presidencial, pasi ai u dorëhoq në atë kohë, menjëherë pas zgjedhjeve, dhe postin e Kreut të Shtetit e mori Rexhep Mejdani.

Hetimi parlamentar për Ilir Metën u nxit nga Kryeministri Edi Rama dhe jo rastësisht në Komisionin Hetimor Parlamentar u vendosën deputetë që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, pasi ose nuk u vendosën në listat e kandidatëve, ose nuk arritën të marrin mandatin. Presidenti Ilir Meta në deklarimet e tij publike ka thënë se nuk e njeh hetimin parlamentar, madje nuk ka marrë pjesë as në seancën kur u thirr nga Komisioni për të dhënë shpjegime.

Gjatë seancës parlamentare, Kryeministri Edi Rama, tha se “Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë diplomatike, i ka hunbur të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për tu kthyer në binarë.

Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të mbajë më statusin që i dha Kuvendi”, tha Rama.

Lajme të lidhura

BOTA

Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit pas armëpushimit në Gaza

20:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025
AKTUALITET

Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

19:57 : 13/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
Para

Kërkohet me ngulm nga Daja, “ylli” i Superiores një hap larg Partizanit

TË GJITHA

Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit pas armëpushimit në Gaza

20:24 : 13/10/2025

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025

Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

19:57 : 13/10/2025

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com