Burg i përjetshëm për ish- udhëheqësin e ushtrisë serbe, NATO përshëndet vendimin

Një ditë pasi u konfirmua vendimi me burg të përjetshëm ndaj Ratko Mlladic, ka reaguar NATO. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se drejtësia është vënë në vend.

“NATO ndihmoi për t’i dhënë fund dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 dhe për të mbyllur një kapitull të errët dhe të turpshëm në historinë evropiane. Rajoni mbetet strategjikisht i rëndësishëm për Aleancën tonë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke promovuar paqen dhe pajtimin”, ka shkruar Stoltenberg.

LEXO EDHE  Nuk ka qetësi/ Greqia goditet nga një tjetër tërmet! Ja sa ballë ishte

Kujtojmë se Ratko Mlladic, i njohur me nofkën “kasapi i Bosnjës”, do të vuajë dënimin e tij të përjetshëm pasi një apel ndaj dënimeve të tij për krime lufte u refuzua të martën. Ai u dënua me burgim të përjetshëm 4 vite më parë, pasi u shpall fajtor për gjenocid për mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje nga 1992 deri më 1995