• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti i KE telefonon Putinin: Rusia të ndalojë sjelljen përçarëse

22:59 : 07/06/2021
në BOTA

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se marrëdhëniet midis bllokut dhe Rusisë “janë në nivel të ulët” dhe se “situata apo përkeqësimi i mëtejshëm i saj nuk është në interesin e asnjërës palë”.

Michel i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian thuhet se Michel e informoi Putinin se Këshilli Evropian ka diskutuar për Rusinë në muajin maj dhe se “i ka dënuar aktivitetet e paligjshme, provokuese dhe përçarëse ruse kundër BE-së, vendeve anëtare të saj dhe të tjerëve”.

Në një postim në Twitter, Michel tha se marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm “nëse Rusia ndalon sjelljen përçarëse”.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin gjithashtu tha se marrëdhëniet “nuk mund të konsiderohen të kënaqshme”.

Lexo edhe:

No Content Available

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së kanë nisur të përkeqësohen prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Në të njëjtin vit, Moska ka nisur mbështetjen edhe për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Në muajin prill, Republika Çeke – anëtare e BE-së – ka akuzuar agjentët e inteligjencës ruse për kryerjen e një shpërthimi në një depo armësh në Çeki, në vitin 2014.

Rusia e ka mohuar përfshirjen në incident, por rasti ka çuar në dëbime diplomatësh midis dy vendeve.

Në deklaratën e BE-së thuhet se Michel dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Bjellorusi.

Michel e dënoi aterimin e detyrueshëm të një fluturimi komercial të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, në Minsk dhe arrestimin e një gazetari opozitar që ndodhej në bordin e avionit.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin tha se sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë, për shkak të incidentit, janë “kundërproduktive”.

Michel i kërkoi Putinit që ta nxisë udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, “të lirojë të burgosurit politikë, të ndalojë dhunën dhe të përfshihet në një dialog kombëtar gjithëpërfshirës”.

Gjatë bisedës, Michel përsëriti gjithashtu “mbështetjen e palëkundur” të BE-së për “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Deklarata ruse e përshkroi konfliktin në Ukrainë si “një krizë të brendshme”. /REL

Etiketa: bota putin rusia boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Chelsea troket në dyert e Interit për Hakimin, prezanton ofertën e bujshme

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij (Emrat)

13:37 : 24/07/2026

Gaz dhe piper djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat

13:30 : 24/07/2026

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

13:14 : 24/07/2026

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës! Unë u bëra trotuare

12:41 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom