Prek fëmijët që kanë kaluar Covid-19, sëmundja e re shqetëson mjekët

Ndërkohë që bota nuk ka shpëtuar ende nga koronavirusi, një sëmundje tjetër që lidhet direkt më të është shfaqur në mjaft vende të botës. Bëhet fjalë për MIS-C (Multisystem Inflammatory Syndrome). Ajo shfaqet kryesisht tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19 dhe mund të sjellë pasoja fatale nëse nuk trajtohet.

Por çfarë është MIS-C?

Sindroma Inflamatore Multisystem  duket se lidhet me koronavirusin. Shumica e fëmijëve që janë infektuar me COVID-19 zhvillojnë simptoma të lehta, por fatkeqësisht MIS-C prek disa organe dhe inde – të tilla si zemra, mushkëritë, enët e gjakut, veshkat, sistemi i tretjes, truri, lëkura ose sytë.

MIS-C është një  sindromë – një grup i shenjave dhe simptomave, jo një sëmundje  sepse nuk kemi shumë informacione në lidhje me këtë sindromë, duke përfshirë shkakun dhe faktorët e rrezikut, raporton abcnews.al

Identifikimi dhe studimi i fëmijëve që kanë MIS-C mund të ndihmojë në gjetjen e shkakut. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit po punojnë me mjekë dhe studiues në të gjithë vendin për të mësuar më shumë rreth  rrezikut për shkak të  MIS-C , duke shkëmbyer në këtë mënyrë të dhënat e domosdoshme për të gjetur një trajtim më efektiv për trajtimin e MIS-C .

Në disa raste të rralla, të rriturit zhvillojnë shenja dhe simptoma të ngjashme me MIS-C . Kjo sindromë e re dhe serioze, e quajtur Sindroma Inflamatore Multysistem (MIS-A), ndodh tek të rriturit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe shumica prej tyre as nuk ishin as në dijeni.

MIS-A ndodh disa javë pas infektimit me COVID-19. Nëse keni dyshime se kemi MIS-A , një test anti- COVID  mund në diagnostikojë nëse keni  MIS-A . MIS-C është e rrallë, dhe shumica e fëmijëve kurohen nëse marrin mjekimin e duhur. Por disa fëmijë  mund të kenë simptoma edhe më të rënda deri në atë pikë sa të rrezikohet jeta e tyre.

Por sigurisht që nevojiten më shumë studime rreth kësaj sindrome inflamatore, raporton abcnews.al

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e Sindromës Inflamatore Multisystem tek fëmijët ( MIS-C ) janë:

-Ethe që zgjasin 24 orë ose më gjatë

-Të vjella

-Diarre

-Dhimbje në stomak

-Skuqje e lëkurës

-Lodhje

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Frymëmarrje e shpejtë

-Sy të skuqur

-Skuqje ose ënjtje e buzëve dhe gjuhës

-Skuqje ose ënjtje të duarve ose këmbëve

-Dhimbje koke ose marrje mendsh

– Fryrje limfatike të zgjeruara

Shenjat paralajmëruese të MIS-C

-Dhimbje të forta në stomak

-Vështirësi në frymëmarrje

-Lëkura, buzët ose thonjtë kanë ngjyrë të zbehtë, gri ose blu – varet nga pigmenti i lëkurës

-Ndihesh i pafuqishëm

Kur duhet ti drejtoheni mjekut

Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga shenjat e renditura më sipër dhe është i sëmurë atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek dhe shkoni në spital. Nëse fëmija juaj nuk është i sëmure, por ka shenja ose simptoma të tjera të MIS-C , kontaktoni menjëherë mjekun e fëmijës tuaj për këshilla. Mjekët mund të kërkojnë të bëni  teste – të tilla si teste gjaku, ose grafi të mushkërive ose eko të barkut – për të kontrolluar zonat e inflamacionit dhe shenjat e tjera të MIS-C .

Shkaqet

Shkaku i MIS-C nuk dihet ende, por mendohet se është reagimi i tepërt imunitar lidhur me COVID-19 . Shumë fëmijë me MIS-C kanë nivele të larta të antitrupave. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të infektuar me COVID-19 .

Faktorët e rrezikut

Në SHBA , fëmijët më ngjyrë dhe latinë janë më shumë të prekur  me MIS-C krahasuar me fëmijët e racave të tjera dhe grupeve etnike.Sigurisht janë të nevojshme studime të mëtejshme për të përcaktuar pse MIS-C prek më shumë këta  fëmijë sesa të tjerët.

Disa nga faktorët mund të jenë, për shembull,  mungesa e informacionit dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe rreziqet që lidhen me gjenetikën. Shumica e fëmijëve me MIS-C  janë nga mosha 3 dhe 12 vjeç, me një moshë mesatare 8 vjeç.Por janë konstatuar  disa raste edhe te fëmijët më të mëdhenj dhe tek foshnjat, raporton abcnews.al

Komplikimet

Shumë specialistë e konsiderojnë MIS-C si një ndërlikim të COVID-19 . Pa një diagnozë të hershme dhe trajtim të duhur, MIS-C mund të shkaktojë probleme të rënda në organet vitale, të tilla si zemra, mushkëritë ose veshkat. Në raste të rralla, MIS-C mund  të shkaktojë edhe vdekjen.

Parandalimi

Në SHBA, fëmijët e moshës mbi 12 vjeç do të vaksinohen me Pfizer-BioNTech.  Vaksina mund të parandalojë që ju ose fëmija juaj të infektoheni me  COVID-19 . Gjithashtu, nëse ju dhe fëmija juaj jeni vaksinuar plotësisht, atëherë mund ti riktheheni  aktiviteteve normale – përfshirë mos mbajtjen e maskës ose distancës shoqërore.

Nëse ju ose fëmija juaj nuk jeni të vaksinuar, mund të ndërmerrni shumë hapa të tjerë për të parandaluar infektimin me COVID-19 dhe përhapjen e tij tek të tjerët, raporton abcnews.al

Disa nga masat:

– Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Në pamundësi të një sapuni atëherë përdorni  dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool.

-Mos takoni njerëzit që janë të sëmurë, sidomos personat që kolliten, teshtijnë ose kanë shenja të tjera që tregojnë se mund të jenë të sëmurë.

-Ruani distancën. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë.

-Mbani maska ​​pëlhure në mjediset publike. Kur jeni në vende të mbyllura  ose jashtë, ku ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të COVID-19 , të tilla si në një ngjarje e mbushur me njerëz ose në një tubim të madh,  është e nevojshme mbajtja e maskave.

-Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës.

-Mbuloni gojën me bërryl kur teshtini ose kolliteni. Pasi në këtë mënyrë shmangim përhapjen e mikrobeve.

-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që prekni çdo ditë. Kjo përfshin; dorezën e derës, çelësat ,telekomandën, tavolinën, karriget, tastierën, rubinetin dhe tualetin.