Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, tre viktima dhe 1 rast pozitiv

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Nga 1375 testet e bëra rezultoi pozitiv vetëm 1 person, ndërsa u shëruan dhe 204 persona të tjerë.

Që nga nisja e pandemisë, numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut arrin 155.418, ndërsa ai i të vdekurve është 5.458. Aktualisht shënohen 264 raste aktive.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në vend është regjistruar personi i parë i infektuar me variantin indian të koronavirusit, i njohur ndryshe si varianti delta.