Granit Xhaka në krye të listës së dëshirave të trajnerit Jose Mourinho për mesfushën e Romës në sezonin e ardhshëm.
Nuk ka më dyshime, lojtari me origjinë shqiptare Granit Xhaka është ëndrra e Romës për të përforcuar mesfushën.
Sipas “BBC” konfirmohet se mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares zvicerane është dëshira e madhe e trajnerit të Romës që e shikon shqiptarin si një pikë kyçe për ekipin e sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë se Roma ka siguruar Europa Ligën dhe afrimi i Xhakës do të rriste ndjeshëm cilësinë, për të synuar objektiva madhore sezonin e ardhshëm.