VIDEO/ Burri kujtoi se do e trembte duke përplasur duart, elefanti i sulet kamionçinës me gjithë fuqinë e tij

Momenti i tmerrshëm kur një elefant merr përpara një kamioncine duke e shkatërruar në pjesën e parakolpit, u kap në kamera nga vetë shoferi.

47-vjeçari Norman Nukeri po udhëtonte me mjetin e tij në Hoedspruit në Afrikën e Jugut, më 1 qershor, kur i doli përpara një tufë me elefantë afrikanë.

Edhe pse ai ndaloi që ata të kalonin, njëri u shkëput nga tufa dhe iu vu pas, duke e goditur dhe shkatërruar makinën.

Ne video degjohet shoferi qe qellon makinen me dore ne menyre qe te beje zhurme dhe te zmbrapse kafshen, por nuk ja doli dot ta shpetonte makinen.