Pas Ramës, edhe Zaev udhëton në Turqi, takon Erdoganin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka udhëtuar drejt Turqisë ditën e sotme. Vizita e tij vjen fill pas asaj 2-ditore të Ramës.

Së bashku me Zaevin ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe teksa një takim ai bëri me Presidentin turk, Erdogan.

Zaev ka shprehur interesim për investimet nga kompanitë turke në Maqedoninë e Veriut dhe thellimin e lidhjeve tregtare e ekonomike.