I dënuar me 3 vite burg për vjedhje arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Damiano (Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.