Një 58 vjeçar nga Saranda është transportuar në gjendje të rëndë shendetësore për në spitalin e Traumës në Kryeqytet.
Selim Rakipi, është gjetur në Butrint në gjendje të rëndë. Informacionet e para shpjegojnë se ai ka rrëshkitur gjatë punës në sektorin e midhjeve.
Menjëherë është transportuar në Urgjencën e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha 58- vjeçari ka pësuar politraumë, fraktura të rënda në kokë dhe hematoma.