Aksident në Vlorë, makina përplas 2 të mitura (Video)

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Spitalit të Vlorës, ku një makinë ka goditur dy fëmijë, teksa po kalonin rrugën.

Mësohet se fëmijët janë rreth moshës 14 vjec, dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.