Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Ali Demit. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, ku mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe.
Kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit