Aksident në Tiranë/ Autobusi përplas kalimtaren

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së enjtes në Tiranë, ku një grua është përplasur nga një autobus ndërsa kalonte rrugën.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Durrësit ndërsa një autobusi i linjës së Yzberishtit përplasi gruan rreth 50 vjeç që po kalonte në vijat e bardha.

Gruaja është transportuar për në spital, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i autobusit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.