• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politikanë, oligarkë dhe pronarë mediash bullgarë “emërtohen” të korruptuar nga SHBA. Po në Shqipëri?

19:18 : 02/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli si “të korruptuar” dhe u ndaloi hyrjen pesë politikanëve të rëndësishëm bullgarë dhe familjeve të tyre duke zgjeruar në këtë mënyrë përdorimin e këtij mekanizmi në luftën kundër korrupsionit në vendet aleate.

DASH e përdori shpalljen “të korruptuar” për herë të parë kundër Adriatik Llallës në vitin 2018 ndërsa Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president, i shpall javën e kaluar, politikani më i lartë deri më sot që bie nën shënjestrën e amerikanëve. DASH ka shpallur gjithashtu emërtimin si të korruptuar të politikanëve Tom Doshi dhe Vangjush Dako, krahas politikanëve të ndryshëm nëpër botë.

Por larmishmëria e politikanëve dhe biznesmenëve bullgarë të shpallur të tillë të mërkurën i jep një kontekst të ri luftës së administratës Biden kundër korrupsionit.

Krahas Departamentit të Shtetit, ishte Departamenti i Thesarit që shënjestroi oligarkët dhe kompanitë e tyre me sanksione.

“Sot ne po shpallim emërtimin publik të ish-zyrtarëve bullgarë Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, dhe Delyan Slavchev Peevski, dhe zyrtarit aktual bullgar Ilko Dimitrov Zhelyazkov, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion madhor,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit të publikuar online.

Lexo edhe:

No Content Available

“Në pozicionet e tyre zyrtare si zëvendësministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit respektivisht, Manolev, Haralampiev, dhe Tomov janë përfshirë në akte korruptive që minojnë shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut të Bullgarisë në institucionet demokratike dhe në proceset publike, përfshirë përmes përdorimit të ndikimit të tyre dhe pushtetit zyrtar në përfitim personal,” thuhet në njoftim. “Në pozicionin e tij si anëtar i parlamentit, Peevski ka përdorur Zhelyazkov, një zyrtar i Byrosë Kombëtare për Kontrollin e Mjeteve të Grumbullimit të Informacionit si ndërmjetës dhe bashkëfajtor për të ushtruar ndikim dhe për të paguar ryshfet me qëllim që të mbronte veten nga kontrolli publik dhe të ushtronte ndikim mbi institucionet dhe sektorët kyçë të shoqërisë së Bullgarisë,” vijon më tej njoftimi.

Administrata e presidentit Joe Biden ka shpallur luftën kundër korrupsionit një objektiv madhor të saj ndërsa në rastin e Bullgarisë janë vendosur nën sanksione jo vetëm politikanë por edhe biznesmenë dhe kompani nën pronësinë e këtyre biznesmenëve.

Vassil Bojkov ka nofkën “Kafka” dhe është i njohur si një oligark me interesa në industrinë e bixhozit, në shërbime financiare dhe në futboll. Ai është arratisur nga Bullgaria vitin e kaluar dhe ka shpallur plane për krijim partie politike. Departamenti i Shtetit vendosi nën sanksione 64 kompani nën pronësinë e plotë apo të pjesshme të tij.

Sipas Departamentit të Thesarit ai është “biznesmen dhe oligark” dhe ai “ka kaparosur zyrtarë të qeverisë bullgare në shumë raste”.

Bojkov është “një person që ka ndihmuar materialisht, sponsorizuar apo ofruar mbështetje financiare, materjale apo teknologjike, apo mallra dhe shërbime në ose për mbështetje të korrupsionit, përfshirë përvetësim të aseteve publike, shpronësim të aseteve private për përfitime personale, si dhe për korrupsion në lidhje me kontratat e qeverisë për shfrytëzimin e burimeve natyrore”.

Delyan Peevski, biznesmen, pronar mediash dhe politikan, ishte figura tjetër e etiketuar si i korruptuar. Ai është pronari i një morie mediash në Bullgari, përfshirë shumë gazeta, të cilat besohet se i përdor në shërbim të politikanëve apo për shantazh.

Sipas Departamentit të Thesarit, në vitin 2019 ai “negocioi me politikanët për t’i ofruar atyre mbështetje dhe raportim pozitiv mediatik në shkëmbim të mbrojtjes nga hetimet penale.” Peevski akuzohet gjithashtu se përmes Zhelyazkovit ka emërtuar persona në pozicione shtetërore, të cilët ishin njëkohësisht nën pagesa mujore prej tij.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit përfshijnë ndalimin e të gjithë kompanive dhe individëve amerikanë nga hyrja në marrëdhënie biznesi me kompanitë e sanksionuara. /Reporter.al

Etiketa: media pronare bullgari boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

‘Na riktheni abonetë’/ Qytetarët në protestë pas pabesisë së Veliajt

TË GJITHA

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com