Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet këtë të Martë. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar.

Policia njoftoi se rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Një hetim ka nisur për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.