• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Anila Denaj te Dritan Leli, Gjiknuri zbulon fajtorët/ Ja pse PS pati rënie në Vlorë

18:18 : 01/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Socialistët Vlonjatë e bënë analizën e tyre për zgjedhjet 2021. Damian Gjiknuri, në raportin pëundimtar shpërndarë strukturave, “u ka bërë një dush të ftohtë” drejtuesve, por në anën tjetër ka theksuar se qarku ruajti 8 mandate, po aq sa Durrësi e Elbasani, pavarësisht se këto kishin nga 14 mandate, ndërsa Vlora vetëm 12 të tillë.

Analiza u bë në frymën që përballë ishte PD me Bujar Leksajn, e që Bashkia e Vlorës, ishte joprezent në fushatë. Duke justifikuar edhe humbjen e mijëra votave në rang qarku, pavarësisht se u ruajtën mandatet.

“Në Qarkun Vlorë, PS mori 59,023 vota (ose 57.91% të votave të vlefshme) duke përbërë qarkun me mbështetjen më të madhe të PS-së në rang vendi. Ashtu sikurse ndodhi edhe në 8 qarqe të tjera, edhe në Vlorë, rezultati i PS pati një rënie krahasuar me rezultatin e 2017. Rënia e PS në Vlorë ishte 6,661 vota ose 2.4%. Me përjashtim të Njësisë Administrative Konispol, në të gjitha njësitë e tjera administrative PS-ja kishte rënie.

Njësitë Administative Ksamil (-10.41%), Armen (-10.32%), Orikum (-9.85%) dhe Kotë (-9.60%) kishin rënien më të madhe në përqindjen e votave të marra. Njësitë Administrative Qendër (-618), Rajoni 1 (-604) dhe Sarandë (-598) kishin numrin më të lartë të votave të munguara nga 2017. Qarku Vlorë pati pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve si në rang kombëtar ashtu edhe në historikun e vet të zgjedhjejeve për Kuvendin e Shqipërisë. Kandidati më i votuar në qarkun Vlorë ishte Edi Rama me 11,412 vota” shkruhet në raportin konfidencial.

Jo vetëm kaq. Por analiza kalon në shifra konkrete: 118 të deleguar në struktura, patën performancë negative dhe rënie të numrit të votave. Në përqindje, janë 76% të të deleguarve që nuk kanë punuar sa duhet për të kapur votat e 2017.

Lexo edhe:

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

Ka disa arsye që ka rënie të elektoratit dhe këtu përfshihet: fushata e Presidentit të Republikës për LSI dhe opozitën në përgjithësi si dhe “mosmarrëveshjet me kryetarin e Bashkisë Vlorë”, duke iu referuar Dritan Lelit.

Në raport theksohet se PS e ka ruajtur elektoratin tradicional. Dhe sipas analizës, vetëm 574 persona kanë ikur nga PS drejt PD, duke e konsideruar këtë shifër minimale dhe të kuptueshme në kërkesën e mandatit të tretë.

Emrat e aleatëve që u futën në listë, Teuta Ramaj nga PDIU dhe Niko Kuri nga MEGA sipas raportit, nuk morën mbështetjen nga komunitetet e tyre.

Faji ndërkohë u mbetet edhe administratave lokale.

“Kryesisht bashkitë, kishin akumuluar probleme të shumta në administrimin e pushtetit lokal, duke shkaktuar pakënaqësi në rritje te një pjesë e elektoratit. Kjo ishte më e theksuar në Bashkinë Vlorë, ku nga sondazhet e organizuara më përpara dhe gjatë fillimit të fushatës, rreth 80% e të anketuarve kërkonin ndryshimin e drejtimit të bashkisë menjëherë pas zgjedhjeve. Bashkitë që u fituan në 2019 Selenica dhe Delvina, nuk ndikuan në favor të rritjes së votave për PS pasi prisnin më shumë ndryshim nga rimarrja e bashkive nga PS” thuhet në raport.

“Një dush” u është bërë edhe kandidatëve që luftuan për votën preferenciale dhe që çuan në votat e pavlefshme me shumicë. Ka pasur 4,730 vota të pavlefshme dhe për drejtuesin politik të qarkut këto janë shumë dhe kanë ndikuar në rezultat. Anila Denaj, Vullnet Sinaj e Niko Kuri luftuan për votë personale që çoi dhe me shumicë në vota të pavlefshme. Një gjë e tillë nuk ndodhi me Damian Gjiknurin, Edi Ramën, Pranvera Resulajn e Leonard Beqiri.

“…Në zonat nën përgjegjësinë së kandidatëve Anila Denaj, Vullnet Sinaj dhe Niko Kuri, rezulton edhe numri më i lartë i votave të pavlefshme. Për më tepër, këto zona janë edhe zonat ku Kryetari i PS (njëherazi edhe Kryeministri i vendit) ka marrë përqindjen më të vogël të votave preferenciale”, thuhet në raport.

Në Vlorë, ndryshe nga cdo qark tjetër, PATRONAZHISTET nuk funksionuan dhe për këtë duhet një analizë. Në të kundërt ndodhi me kontributorët, të cilët sollën vota për PS.

Kush ndikoi në rënien e votave

Faji kryesor në Vlorë për humbjen e votave i shkon Bashkisë së Vlorës. Porn ë anën tjetër dhe fushatës së presidentit. Raporti thekson se investime në lagjet e Vlorës janë të papërfillshme, dhe të dukshme e të prekshme janë vetëm ato të qeverisë.

“Pakënaqësitë e shtuara për drejtimin e Bashkisë Vlorë, mosmarrëveshjet (e mediatizuara) me kryetarin si dhe kontrasti i madh mes investimeve në projektet madhore të Vlorës (financime të qeverisë) si Lungomare, Bulevardi I. Qemali, lagja Historike etj, në raport me sistemimin e lagjeve të brendshme të qytetit të lëna në gjendje të rëndë infrastrukturore (financime të bashkisë). Mungesa e bashkëpunimit dhe kontributit në periudhën parazgjedhore dhe gjatë fushatës zgjedhore nga Kryetari i Bashkisë, uli kohezionin midis aktorëve të angazhuar dhe faktorëve ndihmues për fushatën e PS-së në këtë bashki.

Mbështetje me e dobët e institucioneve dhe burimeve qeveritare në qarkun e Vlorës krahasuar me vitin 2017 apo qarqet e tjera pasi asnjë nga deputetet apo te deleguarit kryesor nuk mbante ndonjë post të rëndësishëm zyrtar në nivel qëndror deri në fillimin e fushatës kur në listë u përfshi Ministria e Financave.

Përfshirja direkete e Presidentit të Republikës në fushatën elektorale në Qarkun Vlorë në mbështetje të opozitës, veçanërisht krah LSI dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të mazhorancës” thuhet në raport. /Newsbomb/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026
Para

Shkencëtarët zbulojnë bretkosën 'çokollatë'

TË GJITHA

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom