• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Na ka ardh litari në fyt’/ Minatorët e papaguar bojkotojnë punën

18:58 : 01/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Nga Sami Curri/ BIRN

Dhjetra minatorë të kompanisë ALB-MI në Bulqizë të papaguar prej muajsh, bojkotuan të martën punën. Ata thonë se nuk kanë marrë pagat e disa muajve, përgjatë vitit 2020-2021. Ata deklarojnë se janë në vështirësi, pasi dyqanet nuk pranojnë më t’ju japin ushqime veresie dhe një pjesë prej tyre kanë kredi në banka dhe rrezikojnë të humbasin shtëpitë. “Kam një milion e gjysëm lek borxh pa paguar tek dyqani i lagjes për ushqime, pa llogarit gjëra të tjera. Prandaj kemi dalë këtu se na ka ardhë litari në fyt”, thotë Elson Zeneli, një nga minatorët protestues. Zeneli thotë se dyqani i lagjes nuk kishte pranuar t’i jepte sërish ushqime pa pagesë. “Kërkova një thes groshë, nga ata 10 kilëshet, më tha nuk të jap më borxh pa pagu ato që ke marrë”, tregon minatori.

Luan Shehu është një tjetër minator që nuk ka marrë pagat e disa muajve nga kompania ALB-Mi. Për të dhe disa të tjerë që po ju afron mosha e daljes në pension, kjo është një situatë kritike, pasi kompania nuk ka kryer edhe pagesat e sigurimeve që t’ju njihet si vjetërsi pune.

Administratori i kompanisë ALB-MI, Faik Dedja në një bisedë telefonike për BIRN, pranoi problemin e mos dhënies së disa pagave për minatorët. Ai deklaroi se e gjithë kjo situatë ishte shkaktuar si pasojë e çmimit shumë të ulët të kromit në tregjet ndërkombëtare, çfarë ka sjellë që kompania të mos mbuloj dot kostot e nxjerrjes së mineralit.

“Është e vërtetë. Kompania ka afro 5 muaj detyrime të prapambetura ndaj punëtorëve. Kjo e shpërndarë për vitin 2020 dhe 2021. Sot punëtorët e kanë bojkotuar punën, kanë ik, kjo pa pasur një diskutim edhe me ne për të bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.” u shpreh Dedja.

Lexo edhe:

Banorët në Memaliaj në protestë: Po na tjetërsojnë pronat

Protestë pas vonesave të rindërtimit të spitalit të Laçit

Shumë kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë, prej vitit 2018-të janë në krizë financiare për shkak të rënies së çmimit të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, gjatë vitit 2018, në galeritë e kromit punonin 3170 punonjës, ose rreth 1 në çdo 10 banorë të Bulqizës sipas censusit të vitit 2011. Kjo është pjesa dërrmuese e krahut të punës në qytet.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi mos reagimin e qeverisë për situatën e krijuar. “Sot minatorët e firmës ALB-Mi të zonës D të Bulqizës bojkotuan punën. Si shumë minatorë të tjerë, ata kanë muaj të tërë pa u paguar. Të detyruar të mbijetojnë me borxhe, minatorëve u ka vajtur halli aty ku nuk mban më”, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga SMBB.

Elton Debreshi, kryetar i sindikatës, tha gjatë protestës se punëtorët që punojnë në subjektet minerare në zonën mineral-mbajtëse, përballen me kushte të vështira pune. “Baza materiale po thuajse është zero, madje siç janë çizmet dhe veshmbathjet, kasketat, llampat detyrohen që punëtorët t’i blejnë vetë. Siç e përmendën edhe shokët, pagat një pjesë e madhe gjysma i marrin në dorë dhe gjysma i marrin në bankë”, u shpreh Debreshi.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës në Shqipëri dhe çdo vit ka aksidente të rënda me humbje jete. Disa ditë më parë, një 35-vjeçar humbi jetën në galeritë e kromit të administruar nga Albchrome.

Etiketa: proteste boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët në Memaliaj në protestë: Po na tjetërsojnë pronat

20:45 : 05/07/2021
AKTUALITET

Protestë pas vonesave të rindërtimit të spitalit të Laçit

17:17 : 23/05/2021
AKTUALITET

Të rinjtë e Durrësit përqafojnë policët pas protestës

19:23 : 12/12/2020
AKTUALITET

‘Poshtë komunizmi…’/ Qytetarët në ditën e katërt të protestës në Tiranë (Video)

18:44 : 12/12/2020
AKTUALITET

Policia dhunon dhe gjakos qytetarin

20:12 : 11/12/2020
AKTUALITET

‘Shteti që fle mbi gjakun e punëtorëve’/ Të rinjtë protesta tek zyra e ISHP pas vd*kjes së punëtorit

19:41 : 20/08/2020
Para

Takimi me Dendias, ambasadorja shqiptare në Athinë jep një lajm të mirë për emigrantët

TË GJITHA

Pas fundosjes së anijes luftarake, Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë

14:59 : 25/05/2025

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

14:59 : 25/05/2025

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com