Atentat ministrit të Transportit, humb jetën e bija dhe shoferi

Persona të armatosur kanë sulmuar dhe plagosur Ministrin e Transportit të Ugandës, Afrikë dhe ish-komandantin e ushtrisë, Gjeneral Katumba Wamala, ndërsa kanë lënë të vdekur vajzën dhe shoferin e tij.

Dëshmitarët thonë se burrat me motor qëlluan disa herë  në drejtim të automjetit pranë shtëpisë së tyre në kryeqytetin, Kampala.

Presidenti i Ugandës ka thënë “ne tashmë kemi të dhëna për ata vrasës” duke i quajtur “derra” dhe “terroristë”.

Ushtarët po ruajnë spitalin ku Gjeneral Wamala po trajtohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai vlerësohet si një nga politikanët dhe ushtarakët më të respektuar të Ugandës.

Nuk është e qartë se cili ishte motivi i vrasjes të mbetur në tentativë.

Gjeneral Wamala ishte më parë një shef policie, si dhe ish drejtues i ushtrisë.

Në kohën e sulmit të së martës, 1 qershor  ai po udhëtonte me një automjet të ushtrisë që ishte goditur me plumba nga anët dhe nga përpara.

Sipas një deklarate të policisë, katër burra të armatosur me “motorë me targa të fshehura” kishin ndjekur makinën për 4 km poshtë rrugës nga shtëpia e Gjeneralit Wamala përpara se të hapnin zjarr.

Vajza e tij 26-vjeçare Brenda Nantogo dhe shoferi i tij, Haruna Kayondo, u  ndiqën në vend, tha policia.

Truproja i gjeneralit, Khalid Koboyoit mbijetoi pa asnjë lëndim.

Gjatë viteve të fundit, vendi është tronditur nga të shtënat nga njerëz të armatosur duke hipur në motoçikleta, raporton BBC.