Aktorja Pamela Anderson po shet një shtëpi në Malibu, të cilën e bleu në vitin 2000 për 1.8 milion dollarë, dhe më pas u shndërrua në një vilë luksoze, tani për 14.9 milionë dollarë.
Së fundmi Anderson u martua me ish-truprojën e saj Dan Hayhurst dhe të dy planifikojnë të jetojnë në fermën e saj në ishullin Vancouver. Ajo pronë ishte në pronësi të gjyshes së saj, të cilën ajo e restauroi.
“Vitin e fundit e kalova këtu duke rinovuar, rregulluar mjedisin, duke krijuar kopshte në mënyrë që të jetonim atje. Serë, prodhim qeramike, konservim turshish dhe panxhar. Unë jetoj përsëri aty ku filloi gjithçka”, tha ajo.