• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Alarmojnë shkencëtarët: Deti i Vdekur po zhduket, do të ketë pasoja

23:34 : 28/05/2021
në NDRYSHE

Ambientalistët izraelitë janë të shqetësuar se Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë, po zhduket.

Kjo paraqet rreziqe mjedisore dhe mund të ndikojë në efektet e rralla shëruese të Detit të Vdekur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein ishte në rajonin e Detit të Vdekur dhe përgatiti këtë kronikë.

Jake Ben Zaken drejton varkën e tij të vogël drejt një formacioni të çuditshëm kripor që ka dalë mbi sipërfaqen e Detit të Vdekur. Deri vonë, këto formacione ishin të gjitha nën ujë, por deti po tkurret me shpejtësi.

Ai beson se mjedisi i veçantë i Detit të Vdekur, pika më e ulët në tokë, duhet të mbrohet.

“Unë mendoj se Deti i Vdekur i përket botës. Ky është i vetmi vend në botë i këtij lloji, nuk ka asgjë të ngjashme në botë. Dhe unë mendoj se duhet ta mbrojmë atë”, thotë ai.

Lexo edhe:

Disa persona e ndiejnë afrimin e vdekjes. Ja çfarë tregon ky studim

Rrëfimi i pazakontë i gruas me ‘dy vag*na’: Njërën e përdor për punë, tjetrën për qejf (Foto)

Tkurrja e Detit të Vdekur është dokumentuar për vite me radhë nga organizata Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

“Deti i Vdekur është aktualisht në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Ne po humbasim sasi uji të barazvlefshme me sasinë e ujit në 600 pishina olimpike në ditë. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka që të kemi një vizion për të rimëkëmbur rrjedhën historike, për të shpëtuar Detin e Vdekur me çdo mënyrë”, thotë Noam Bedein nga Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

Burimi kryesor i ujit të Detit të Vdekur është lumi Jordan, por rrjedha e tij është pakësuar në mënyrë drastike nga mungesa e reshjeve dhe mungesa e ujit në këtë rajon shkretëtire. Ndryshimi i klimës ka çuar në shfaqjen e papritur të mbi 6,000 gropave të mëdha dhe të rrezikshme, duke shkatërruar industrinë turistike në këtë zonë.

Disa artistë mjedisorë izraelitë po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin mbi tkurrjen e Detit të Vdekur dhe shfaqjen e gropave të rrezikshme, përmes vallëzimit, ekspozitave fotografike dhe artit me tema mjedisore.

“Metafora e vijave të kuqe është një referencë për enët e gjakut të Nënës Natyrë. Unë e shoh të gjithë këtë zonë si një profeci të asaj që do të ndodhë në botë nëse nuk do të kujdesemi për natyrën”, thotë artisti dhe aktivisti i mjedisit, Doron Gazit.

Klinikat e “Terapisë Klimatike” të Detit të Vdekur kanë trajtuar mijëra pacientë që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes. Ato shfrytëzojnë kushtet e rralla mjedisore të rajonit, duke përfshirë nivelet e larta të oksigjenit, rrezet ultravjollcë dhe ujin me minerale. Tani një studim i ri tregon se mjedisi i Detit të Vdekur mund të ndihmojë edhe pacientët me COVID-19.

“Për herë të parë ne po shohim se rrezet ultravjollcë mund të jenë të dobishme për pacientët me Covid-19. Në studimin e fundit kemi mësuar se këto rreze mund të parandalojnë vdekjet nga Covid-19″, thotë Dr. Marco Harari nga klinika DMZ.

Ambientalistët këtu thonë se ka shumë arsye për të shpëtuar Detin e Vdekur dhe shpresojnë se ky studim do të rrisë ndërgjegjësimin për atë që duhet bërë për të ndalur tkurrjen e mëtejshme të tij./VOA

Etiketa: ndryshe boldnew shost domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Disa persona e ndiejnë afrimin e vdekjes. Ja çfarë tregon ky studim

22:06 : 23/01/2022
NDRYSHE

Rrëfimi i pazakontë i gruas me ‘dy vag*na’: Njërën e përdor për punë, tjetrën për qejf (Foto)

17:49 : 18/01/2022
NDRYSHE

E rrallë/ Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë

17:25 : 18/01/2022
NDRYSHE

Nisja e anijes kozmike, NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët

18:45 : 16/01/2022
NDRYSHE

Këto gabime nuk duhet t’i bëni gjatë 2022

23:49 : 05/01/2022
NDRYSHE

Përse shohim ëndrra të këqia?

21:07 : 05/01/2022
Para

Horoskopi i ditës së shtunë, 29 Maj 2021

TË GJITHA

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com