Aktori Elliot Page dukej shumë i lumtur teksa pozonte për herë të parë pa këmishë pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjoksin.
Page, që deklaroi se është transgjinor në muajin dhjetor të vitit të kaluar, tregoi rezultatin dhe muskujt e tonifikuar të barkut publikisht me anë të disa fotove që i postoi në rrjete sociale, shkruan “The Sun”.
Pozat topless dhe publikimi i tyre online është një moment shumë i rëndësishëm për 35-vjeçarin, i cili e ka treguar edhe më parë se sa shumë dëshironte që t’i nënshtrohej një operacioni të tillë.