Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të rrëzojë kërkesat e PD-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje sa i takon qarkut të Tiranës. Në vendimin që u dha pak minuta më parë nga KAS thuhet se u refuzua kërkesa e PD-së për prova shtesë, si dhe kërkesa e LVV-së për administrimin e kamerave të sigurisë në shkollën Arben Broçi.
Që prej fillimit të këtij procesi ankimor, PD ka kërkuar që të jetë KAS që të grumbullojë prova shtesë nga institucionet për manipulimin që sipas tyre iu është bërë zgjedhjeve nga partia në pushtet. Mirëpo KAS njësoj në të gjitha qarqet, derimë tani nuk ka pranuar grumbullimin e provave duke thënë se nuk janë institucion hetimor.
KQZ nga ana e saj i ka dhënë KAS-it të dhëna sa i takon paisjes PEI, që mundëson identifikimin elektronik, ku në disa qarqe është vënë re se persona të ndryshëm kanë votuar më shumë se njëherë, por derimë tani nuk ka indicie për një hetim nga ana e prokurorisë.
KAS vendosi rihapje të kutive dhe rinumërim të votave vetëm në qarkun e Beratit, ku LSI pretendonte mandatin e parë, por përveç një ngushtimi të diferencës, rinumërimi i pothuajse gjysmës së kutive të qarkut nuk solli ndryshim në final.