EMRAT/ Kokainë e kanabis, kush janë ‘Pietro’ dhe ‘Juli’

Guardia di Finanza e Catanias në bashkëpunim me SCICO (shërbimi kundër krimit të organizuar) ka shkatërruar një kartel droge të përbërë nga katanezë, shqiptarë e kolumbianë.

Që në orët e para të mëngjesit, mbi 100 efektivë të GDF e SCICO kanë arrestuar 13 persona të dyshuar si anëtarë të dy grupeve të trafikut e shitjes së drogës.

Po ashtu, janë sekuestruar 365 kile marijuanë e kokainë.

Grupi i parë ishte i përkushtuar me trafikun e kokainës dhe drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar ‘Cheo’ Rodriguez Hurtado, të ndihmuar nga Hillaris ‘Hillary’ Caceres Palacios e Robert Andres ‘Solìto’ Rodriguez Mina.

Grupi i dytë përbëhej nga Viktor Dalipaj, Petraq ‘Pietro’ Troka dhe Adriano Spirna, dhe kishte dy ‘nëngrupe’.

I pari përbëhej nga shqiptarë, të drejtuar nga Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, aktiv në importimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, të cilat iu shiteshin organizatave që vepronin në Siçili.

‘Nëngrupi’ i dytë, i kryesuar nga Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri e Gioeli Musumeci, furnizohej me drogë nga Hoxhaj e Karafili, për ta rishitur në Catania.