Koronavirusi/ Një viktimë dhe 6 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Për herë të parë pas pothuajse një viti në Shqipëri është shënuar një numër mjaft i ulët të infektuarish me koronavirus.

Siaps Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (24 Maj 2021)

Raste të reja ditore         6

Të shëruar në 24 orë      94

Të shtruar në spitale      57

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2020

Testime totale            700,270

Raste pozitive             132,215

Raste të shëruara        128,826

Raste Aktive                  944

Humbje jete                  2,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         505

Korçë            108

Shkodër       85

Vlorë             53

Elbasan        42

Berat             39

Lezhë           32

Gjirokastër   34

Fier               20

Kukës           13

Durrës          10

Dibër           3