Koronavirusi/ Një viktimë dhe 39 të infektuar në 24 orët e fundit! Harta

Gjendja e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e qendrueshme prej disa javësh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore         39

Të shëruar në 24 orë      986

Të shtruar në spitale      71

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,169 

Testime totale            682,565

Raste pozitive             132,071

Raste të shëruara        126,405

Raste Aktive                  3,230

Humbje jete                  2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2509

Korçë            142

Shkodër       132

Fier               74

Lezhë           71

Vlorë             66

Gjirokastër   66

Elbasan        57

Berat             51

Durrës          30

Kukës           20

Dibër           12