LIVE/ Kukësi në avantazh ndaj Vllaznisë, ndiqni ndeshjen

Ka startuar në orën 18:00, sfida hapëse e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, mes Kukësit dhe Vllaznisë.

Në “Elbasan Arena” të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë verilindorët. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa shënoi në minutën e 5-të me anë të sulmuesit Eze.

Pas harkimit nga e majta e Kotobellit, Eze godet me kokë, topi përplaset në shtyllë, teksa Eze bën më të sigurtën, duke e shtyrë drejt rrjetës, edhe pse sfera po i drejtohej vijës fatale.

Ndeshjen mund ta ndiqni këtu LIVE: