“Egoist dhe katastrofik”, France Football ka notën 2 për Neymar

“Egoist, katastrofik, i padurueshëm”, ky është gjykimi shumë i ashpër i France Football për paraqitjen e Neymar ndaj Manchester City, edhe një herë nën akuzën e dëshirës së supozuar për të qenë solist dhe përqendruar lojën vetëm te ai.

Media më prestigjioze në Francë përsa i përket futbollit shton për Neymar se ‘në mungesë të Mbappe, pretendoi të fitonte ndeshjen i vetëm, por vetëm provokoi zemërimin e shokëve të tij të skuadrës, të cilët shërbeheshin shumë rrallë’.

“A duhet të kishte qenë ai udhëheqësi teknik, a ishte vërtet e nevojshme të bëheshin gjashtë prekje sa herë që ai kishte topin midis këmbëve të tij”, shton France Football në artikullin e saj të notave të lojtarëve. Sipas kësaj medie Neymar meriton notën 2.

Notat e lojtarëve të PSG, sipas France Football: Navas 4, Florenzi 2, Marquinhos 5, Kimpembe 4, Diallo 2, Paredes 3, Herrera 5, Di Maria 4, Verratti 5, Icardi 2, Neymar 2.