Ndarja e Bill Gates nga gruaja pas 27 vitesh, si do ndahen pasuritë?

Divorci i Bill dhe Melinda Gates do të jetë ndarja më “e shtrenjtë”, pas divorcit të Jeff Bezos dhe gruas së tij MacKenzie. Çifti Gates zotërojnë një pasuri rreth 130 miliardë dollarë, duke i bërë ata njerëzit e katërt më të pasur në botë.

Pasuria e çiftit Gates përfshin shtëpi në pesë shtete, ‘një flotë’ makinash duke përfshirë këtu një Porsche të rrallë prej 2 milion dollarësh, një koleksion arti që vlen 30 milion dollarë dhe një seri avionësh privatë.

LEXO EDHE  Tekste banale dhe kërcime erotike/ Rezart Veleshnja: Këto këngë nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj...

Bill dhe Melinda tashmë janë zotuar ta dhurojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre para se të vdesin. Tre fëmijët e tyre do të marrin nga vetëm 10 milion dollarë, një pjesë jo shumë e madhe e pasurisë së tyre.

LEXO EDHE:

E papritur! Bill Gates ndahet nga gruaja pas 27 vitesh martesë