• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: PS zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Metës, a do mjaftojnë 2 muajt e mbetur

14:57 : 03/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim.

“Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik” – tha zoti Balla.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve, dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.

Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore.

Lexo edhe:

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit” – tha zoti Meta.

Gjatë nismës së parë të socialistëve kundër zotit Meta, Komisioni i Venecias vlerësoi se shkeljet e Presidentit nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikohej shkarkimi i tij.

Por zoti Balla tha sot se Opinioni i parë i Komisionit të Venecias do të ishte i mjaftueshëm për shkarkim edhe në nismën e dytë.

Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

Presidenti mund të shkarkohet me dy të tretat e votave në parlament për shkelje të rënda të parashikuara në Kushtetutë.

Nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.

Nëse po, vendimi i parlamentit do të duhet të shkojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, të cilës i takon me Kushtetutë një vendim përfundimtar. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

08:22 : 28/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 28/07/2026
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike, moti sot

08:03 : 28/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026
AKTUALITET

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026
Para

Atdheu "mund" dhe Ermal Mamaqin, ja sa paguhet konkurenti i "Për'puthen" për një postim në Instagram

TË GJITHA

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

08:22 : 28/07/2026

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 28/07/2026

Kushte të qëndrueshme atmosferike, moti sot

08:03 : 28/07/2026

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom