Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në Durrës gjatë numërimit të votave. Mësohet se teksa po dilnin nga KZAZ, bashkëshorti i kandidates së PD-së Manjola Luku është konfliktuar me disa mbështetës të PS-së që ndodheshin aty dhe po ironizonin humbjen e demokratëve në këtë qark.
Policia ka shoqëruar për sqarime të mëtejshme në komisariat bashkëshortin e Manjola Lukut për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më herët, pati një përplasje tjetër në Durrës, ku Vangjush Dako dhe mbështetësit e tij goditën me shishe kryedemokratin e qytetit Ferdinand Xhaferaj.